Kreu

Aleksandër Meksi
Aleksandër Meksi është politikan shqiptar, ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1992 - 1997. Në Dhjetor 1990 merr pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. Gjatë periudhës se qeverisjes së Meksit ekonomia u transformua në një ekonomi kapitaliste. Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e tij në lëmin e arkeologjisë.

Partia Demokratike para dhe pas 23 Qershorit e 22 korrikut

Rezultati i Zgjedhjeve të 23 Qershorit ishte për mjaft njerëz i papritur, por për të tjerë, më se i natyrshëm, sepse ata ndiqnin me vëmendje ndodhitë e disa viteve qeverisje edhe  njihnin gjykimin e elektoratit për të nëpërmjet kontakteve me njerëzit e thjeshtë dhe vlerësimin e tyre për atë që ndodhte ne Shqipërinë  reale dhe jo në atë virtuale të fjalimeve e mediave pro qeverisë. Zgjedhjet  nuk ishin më të mirat, siç flitet duke u rrekur të na  mbushin mendjen, qoftë në shqip apo anglisht, por sidoqoftë  ishin më të pranueshme se sa tre katër zgjedhjet përpara tyre.. Thuhet se pati votime familjare, ose se votat u blenë (për të tilla dhe  u vranë), çrregullime në numërim në dëm të partive të vogla, për shumëkënd gjëra normale në këtë cep të botës euroatlantike, Sidoqoftë, ato çrregullime nuk ndikuan në kahjen e rezultatit i cili  nuk ka arsye  të kontestohet. Nuk…

Lexoni me shume »

Një botim me vlerë për prehistorinë

(Skënder Aliu-Tuma e Rehovës) Autori monografisë  “ Tuma e Rehovёs” Prof.  Skёnder Aliu,  i pёrket  brezit të arkeologëve që filluan këtë profesion kur qenë studentë, si  pjesёmarrёs nё Ekspeditën arkeologjike  Shqiptaro- Sovjetike, nё Apolloni, gjatё viteve  1959-1961. Më vonë morën  pjesё nё gërmimet arkeologjike nё tumёn e Grizhёs, nё  Kalanë e Gajtanit (Shkodër), e më pas  nё gërmimet e vendbanimit  Prehistorik  tё Maliqit, nё Pellgun e Korçës, tё drejtuara  nga Prof. Frano Prendi, që u bënё shkollë e vёrtetё arkeologjike për të gjithë arkeologët e prehistorisë.. Krahas pjesëmarrjes  nё  fushata gërmimesh, Skёnder Aliu, gjatë viteve  1962 – 1966,  nëpërmjet ekspeditave informative në terren, ka zbuluar e vënë në mbrojtje shtetërore shumë vendbanime tё hapura e tё fortifikuara, si dhe shumë varreza tumulare e të sheshta, nё rrethin  e Kolonjёs,  tё panjohura mё parё. Mbёshtetur nё pёrvojё  disa vjeçare, sektori i Prehistorisё, i dha tё drejtёn  tё ndërmerrte  gërmime tё pavarura….

Lexoni me shume »

Intervistë me gazetarin Jakin Marena

Shqiptarja.com ka realizuar një sondazh për të thithur mendimin e qytetarëve në lidhje me mbështetjen për kandidaturat dhe jo për partitë. Komenti juaj? Sondazhi nuk tregon gjë. Sepse së pari hyjnë në internet dhe votojnë ata që kanë njëfarë niveli arsimor dhe ekonomi (kanë kompjuter e internet). Së dyti ata që lexojnë gazetat “e pavarura të majta” që kritikojnë qeverinë, siç është shqiptarja.com. Unë e kam parë këtë sondazh dhe kam vënë re se votat me shumicë janë për kandidatët e PS dhe pak vota për ata të PD. Së dyti voton një qytetar i Tiranës për Gjirokastrën që nuk shkon pasi nuk ka atje  të drejtë vote. Së treti nuk dinë si është shtrirja e votuesve që mund të ndikojë dhe se mund të votojë kushdo sot, nesër etj për të gjitha qarqet, pra është indikative por nuk tregon realitetin. Jashtë çdo lloj diskutimi ka nevojë për sondazhe por,…

Lexoni me shume »

Një vepër e çmuar e kulturës dhe albanologjisë (Haxhi Goci “Kanuni i Krahinës së Bendës”)

Sot është e vështirë të ndjekësh vërshimin e botimeve në rrymën e të cilit humbasin edhe veprat më të mira. ”Kanuni i krahinës së Bendës’’ është njëra prej tyre – një thesar i traditave të popullit tonë , që e ka hulumtuar me një punë të madhe në fshatrat e Bendës,   vite më parë studiuesi krutan Haxhi Goci.  Benda është një krahinë nevralgjike që lidh jo vetëm  krahinat e Shqipërisë së Mesme por edhe ato të Veriut me të Jugut. Prandaj nuk është vështirë të dallosh interferencat me kanunet tjera, por sigurisht zotëron origjinaliteti. Sepse ka shumë fakte, tradita dhe zakone specifike për krahinën që janë ende të pranishme   dhe që koha nuk i ka zvetënuar.                             Krahina e Bendës përfshin fshatrat e Malësisë së Tiranës, ato prapa maleve dhe të Martaneshit. Benda ka në veri Qaf Shtamën;  nga Perëndimi Rrethin e Krujës, shpinën e Malit të Dajtit e atij të…

Lexoni me shume »

Një histori ndryshe

(Kostë  Çekrezi- “Shqipëria – e shkuara dhe e tashmja“) Në botimet e shumta  gjatë vitit jubilar të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe  ngritjes së flamurit  është me interes të veçantë dhe   libri i patriotit erudit  Kostë Çekrezi, një nga figurat më të shquara midis dy luftërave botërore, bashkëkohës i Fan Nolit, Ismail Qemalit, Ahmet Zogut,dhe i gjithë elitës së kohës. Vepra e tij ‘’ Shqipëria – e shkuara dhe e tashmja’’, botuar në vitin 1919 kur kombi shqiptar  po luftonte për mbijetesë   dhe po krijonte një shtet ndonëse i gjymtuar gjithandej, ishte e para histori e Shqipërisë në anglisht aq e nevojshme për kancelaritë perëndimore,  të cilat Shqipërinë e njihnin vetëm nga shkrimet e gazetave të shovenëve fqinj të interesuara për  copëtimin e saj. Ishte koha kur Fuqitë e Mëdha ishin mbledhur në Paris për ta ribërë hartën e botës, dhe në mënyrë të veçantë  të  Ballkanit. Kuptohet…

Lexoni me shume »

Intervistë me gazetarin Lorenc Vangjeli

Është e kushtëzuar karriera e sotme, kryesisht në politikë, por edhe në   sistemin e drejtësisë nga e shkuara? Më së shumti në kuptimin a është e kushtëzuar kjo karrierë nga mëkatet e të shkuarës, ku paradoksalisht, ekzistenca e mëkateve të tilla, e ndihmon atë? Në të gjithë botën, dhe kështu ka qenë dje dhe kështu do të jetë sot e gjithmonë, karriera individuale kushtëzohet për mirë apo për keq edhe nga e shkuara e individit. Ky kushtëzim në rastin e Shqipërisë, si një vend që ndryshoi sistemin politik dy dekada më parë, nuk vjen vetëm nga dosjet dhe ekzistenca e tyre. Ato janë vetëm një nga arsyet, të cilat janë më të shumta dhe më komplekse. Me një term të përgjithshëm, do të thosha se kushtëzimi i karrierës vjen nga mëkatet dhe përgjegjësitë e pandëshkuara të së shkuarës së individit. Për periudhën e tranzicionit, ky lloj mëkati ka emrin e…

Lexoni me shume »